Download Bulevardi i Yjeve  Free Audio Books
Bulevardi i Yjeve Paperback | Pages: 332 pages
Rating: 4.75 | 12 Users | 1 review Reviews

List Out Of Books Bulevardi i Yjeve

Title:Bulevardi i Yjeve
Author:Arlinda Guma
Book Format:Paperback
Book Edition:Anniversary Edition
Pages:Pages: 332 pages
Published:2014
Categories:Download Books. Books

Representaion As Books Bulevardi i Yjeve

BULEVARDI I YJEVE - ARLINDA GUMA

Të gjithë kemi nga pak çmenduri! 😀

Si fillim po e nis këtë review thjesht me togfjalëshin që gjendet pikërisht brenda këtij romani, pra që ky libër ishte mrekullisht tronditës!

Kur jam hasur me këtë libër, nuk di pse nga titulli mendova se nëpër rreshta do hasesha me yje, planete, meteor, më the e të thashë 😀, por kur u njoha pak me subjektin para disa muajsh e sidomos kur e kisha në dorë pashë që aty gjeta shumë më shumë seç mund të imagjinoja.

Ishte një histori krejt ndryshe nga ça mund të kem lexuar. Kishte personazhe njëri më i lezetshëm se tjetri, njëri më intrigues se tjetri, njëri më i dashur se tjetri, por unë më së shumti pëlqeva dhe desha Lorën, por do e them pak më poshtë pse.

Mendova se duke qenë se historia rrotullohet rreth një spitali psikiatrik, nuk do e gjeja veten, por jo edhe k'tu gjeta jo pak gjëra që më kthyen pas në kohë. Kur kam kryer universitetin në Vlorë kishim një lëndë "Psikologji ligjore" dhe nja 2 herë kam shkuar për trajnim në spitalin psikiatrik. Duke lexuar, sidomos kur u shfaq Lora, instiktivisht në mendje më erdhi momenti kur dhe unë e kam vizituar këtë spital.

Mbaj mend që dhe unë si shumë të tjerë u futa brenda me shumë frikë sepse të gjithë mendonim se aty do gjenim gjithë të këqijat, po realisht aty nga dridhja e këmbëve që kisha nga frika kur hyra brenda, kur kam dalë dridhesha nga emocionet e papritura dhe të mëdha që më lanë disa persona që na u lejuan që të flisnim. Ata flisnin, ashtu si flisnin e unë dridhesha e më pas kam përfunduar duke qarë, ndaj përveç mjeshtërisë se si e kishte sjellë Arlinda historinë, duke kujtuar dhe disa detaje nga vetë vizita ime në një spital të tillë, e kam ndier shumë këtë libër.

Lora ishte personazhi im i preferuar sepse përveçse më dukej se isha unë ajo studentja, kur vinte kapitulli Lorës e lexoja fa-fap sepse ajo më jepte më shumë informacione seç ndodhte në atë spital; sepse te Lora më pëlqeu ajo marrëdhënie e ngushtë me prindërit dhe shoqen e saj më të mirë; sepse te Lora desha shumë atë mirësinë që ajo pavarësisht se nuk kishte asnjë lidhje me spitalin psikiatrik, ajo u lidh aq shumë me ata persona aty, sa, sa gjente pak kohë i vizitonte dhe i trajtonte si "normal"; sepse te Lora më pëlqeu ai zelli saj që veprën e saj të parë ta realizonte krenarisht sa më mirë, sepse te Lora më pëlqeu ai sinqeriteti i saj...., etj

Ishin trajtuar disa çështje që autorja i kishte prekur aq bukur, si për shembull; politika, gazetaria, thashethemet, të mirat e të këqijat e një vendi të vogël, reklamat, divorci, etj. Është aq origjinale, e dhimbshme, e sinqertë titulli i librit, të cilin e gjejmë në fund të librit.

Mund të thuash që ububu si do lexoj unë gjëra se si e kalon ditën një i çmendur, por jo sigurt që nëse lexon këtë libër do gjesh ndjenja të sinqerta siç nuk i ka një njeri normal, ndaj unë e sygjeroj këtë roman si një libër për të hapur sytë dhe zemrën ndaj kësaj kategorie të përçmuar sepse problemet e shëndetit mendor mund t'i trokasin gjithkujt!

Pranoj të them që fatkeqësisht si një pjesë e konsiderueshme dhe unë me mëdyshje i shoh autorët e rinj shqiptarë, por siç e thashë edhe në një koment, ky libër i adashes sime 💚 është ai libër që i vuri vulën që mos t'i shoh më me pishmallëk sepse Arlinda kaloj çdo pritshmëri që unë mund të kisha.

Ishte shumë suprizues si libër, ndaj unë me të parën mundësi do lexoj dhe librin e dytë të Arlinda Guma!

#lexonishqip #lexoniautorëshqiptarë
Bulevardi i yjeve

Point Books During Bulevardi i Yjeve


Rating Out Of Books Bulevardi i Yjeve
Ratings: 4.75 From 12 Users | 1 review Reviews

Assessment Out Of Books Bulevardi i Yjeve